Qalaj: Kokëfortësia e Kurtit po e dëmton Kosovën

by informim peje

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se LVV-ja nuk ka vullnet politik për ta ndryshuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“LVV-ja, Guxo dhe Alternativa nuk kanë vullnet për ta propozuar dikë tjetër, në mënyrë që ta zhbllokojnë procesin. Kokëfortësia e liderit të tyre, pra e Kurtit është duke e dëmtuar Kosovën, për shkak se kemi mbetur peng i një propozimi, i cili është bërë i qartë nga PDK-ja. Mirëpo, edhe partitë e tjera e kanë bërë të qartë që kandidati i propozuar nuk kalon, për shkak të një individi që konsiderohet jo e denjë për të qenë kryetare e Parlamentit”, tha ai në Tëvë1.

banner

Qalaj thotë se tashmë ka ardhë koha “e fundit” që VV-ja me partnerë të veprojnë dhe ta propozojnë një tjetër kandidat për kryetar të Kuvendit.

“Mendoj që procesi i zhbllokimit të institucioneve më ka humbur çfarëdo kuptimi. Është koha e fundit që VV-ja me partnerë e saj të mendojë dhe të veprojë për një propozim tjetër. Paraprakisht, e rrugës është që LVV, Guxo dhe Alternativa të marrin iniciativa në mënyrë që të arrihet një konsensusi i përgjithshëm që ta kemi një kryetar të Kuvendit”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy