Presidentja Osmani i shpreh ngushëllimet familjes dhe PSD-së për vdekjen e Kaqusha Jasharit

by informim peje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të Jasharit në periudha vendimtare për vendin.

banner

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Kaqusha Jashari, një prej figurave më të njohura të historisë politike të Kosovës moderne. Ajo dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin.

Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë i fuqishëm në kohë të vështira politike, si themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, si deputete e zgjedhur nga populli, por edhe si krijuese në sferën e artit, shkruhet në mesazhin e presidencës.

Osmani u shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës, duke theksuar se kujtimi për Kaqusha Jasharin do të mbetet i përhershëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy