▪︎ Shëngjergji, i njohur si Shingjergji, te shqiptaret e besimit katolik është festuar dhe festohet me 23 prill, kurse te ata ortodoks e bektashi me 6 maj!
▪︎ KUSH ISHTE SHËN GJERGJI?
Shën Gjergji (Shën GJERGJI i Kapadokisë) i lindur rreth vitit 275–280 pas Krishtit, në Kapadoki të Turqisë së sotme, është një nga shenjtorët më të njohur e më të nderuar në botën e krishterë – si në Lindje nga ortodoksët e bektashinjët ashtu edhe në Perëndim nga katolikët dhe anglikanët. Ai është figurë historike, por edhe legjendare, që përfaqëson guximin, besimin dhe mbrojtjen hyjnore. Lindi rreth vitit 275–280 pas Krishtit, në Kapadoki (në Turqinë e sotme). Ishte ushtar i Perandorisë Romake dhe shërbeu nën Perandorin Dioklecian. Kur Diokleciani nisi përndjekjet kundër të krishterëve, Gjergji refuzoi të mohojë besimin e tij të krishterë, edhe pse ishte oficer i lartë.
U martirizua (u vra) më 23 prill rreth vitit 303 pas Krishtit, pas torturash të rënda, sepse nuk hoqi dorë nga feja e tij. U shpall shenjtor nga Kisha e hershme, shumë shpejt pas vdekjes.
▪︎ Kisha Ortodokse Shën Gjergjin e feston më 6 maj. Sipas kalendarit ortodoks (stil i vjetër – julian), Shën Gjergji festohet më 23 prill, por kur kjo datë bie para Pashkëve, festa zhvendoset për pas Pashkëve – dhe zakonisht bie më 6 maj sipas kalendarit gregorian (stil i ri). Prandaj në shumë vende me ndikim ortodoks (si Shqipëria Lindore, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria, Serbia), Shën Gjergji kremtohet më 6 maj.
▪︎ Kisha Katolike Shën Gjergjin gjithmonë e feston më 23 prill.
Në kalendarin liturgjik katolik, Shën Gjergji (San Giorgio) është shenjtor i rëndësishëm dhe festa e tij është më 23 prill, pa u zhvendosur asnjëherë.
Katolikët shqiptarë tradicionalisht nuk e kanë festuar 6 majin si ditën e Shën Gjergjit, por kanë ruajtur datën zyrtare të kishës.
SHËN GJERGJI DHE BEKTASHIZMI!
Bektashizmi, si rrymë mistike dhe heterodokse e Islamit (me rrënjë shiite dhe sufite), ka një hapësirë të madhe për sinkretizëm, pra për bashkimin e elementeve nga besime të ndryshme.
Shën Gjergji është parë nga bektashinjtë jo thjesht si shenjtor i krishterë, por si figurë e dritës, guximit dhe drejtësisë hyjnore, që përfaqëson luftën kundër të keqes (dragoi) — një simbol universal në sufizëm dhe në mistikën lindore.
Ai nderohet në teqetë dhe shpesh shkrihet me figura të tjera si Hz. Aliu ose heronj mitikë, që mbrojnë të pafajshmit dhe luftojnë tiraninë.
▪︎ Pse Bektashintë e festojnë Shën Gjergjin më 6 maj, jo më 23 prill?
Kisha Ortodokse e feston Shën Gjergjin më 23 prill sipas kalendarit julian (ose 6 maj sipas atij gregorian, në vitet kur 23 prilli bie para Pashkëve). Por, pêr shqiptarët e besimit Bektashinj dhe popullsiné e thjeshtë, 6 Maji është datë e pandryshueshme e festës dhe kjo nuk është e rastësishme dhe mendoj se lidhet me keta dy faktorë:
1. 6 Maji është koha e pranverës së plotë, e shpendëve, e luleve, e rigjallërimit të natyrës – një pikë kthese në kalendarin baritor dhe bujqësor shqiptar. Është data e fillimit të verës në ndarjen popullore “Dimri i Bardhë / Dimri i Zi” dhe
2. 6 Maji është ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (6 maj 1405) pra kjo datë ka një lidhje të ndërgjegjshme kombëtare, veçanërisht nga bektashinjtë, të cilët historikisht e Skënderbeun e kanë konsideruar si një figurë të shenjtë kombëtare. Mendoj që Bektashinjt Gjergj Kastriotin e nderojnë si një hero të shenjtë per faktin se ai luftoi perandorinë osmane per ta bërë Shqiperinë shtet. Bektashinjte ishin pararojë e kombëtarizmit shqiptar në shek. XIX-XX dhe përkrahës të gjuhës shqipe dhe shkollës kombëtare. Zgjedhja e 6 majit, përkundër datës kishtare të 23 prillit, përputhet me strategjinë e tyre për të krijuar një kalendar fetaro-kombëtar shqiptar.
#Përfundim: Dita e Shën Gjergjit (Shingjergjit), që kremtohet më 6 maj, deri para disa dekadash ka qenê një nga festat më të përhapura në të gjitha trevat shqiptare Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Mal të Zi. Festa njihej si dita e pranverës, e rigjallërimit të natyrës, e bekuar si ditë e begatisë, shëndetit, dhe pastrimit shpirtëror. Ajo kishte elementë shamanikë, bektashianë, të krishterë dhe islamikë dhe si e tillë fliste për identitetin sinkretik të shqiptarëve.
▪︎ PSE SOT NUK FESTOHET SHINGJERGJI (SHËN GJERGJI) NGA SHUMICA E SHQIPTARËVE MUSLIMAN TE DREJTIMIT SUNIT HANEFI?
1. Pesë dekadat e fundit e kryesisht pas rënies së komunizmit sistemi klerik sunit Hanefi në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, në trojet tona solli imam me prirje më doktrinare dhe më puritane se ata para tyre, imamê të cilët festat e tilla popullore si Shengjergjin etj. i shihnin si “bidate” (risi të dëmshme në fe), dhe i shpallen si të papranueshme, joislame dhe herë-herë dhe “pagane”!
2. Modernizimi dhe humbja e traditës popullore:
Me urbanizimin dhe largimin nga mënyra tradicionale e jetesës, shumë rite popullore, përfshirë ato që lidhen me natyrën, kalendarin diellor dhe simbolet arketipike, u lanë pas dore. Festa e Shën Gjergjit lidhej shumë me bujqësinë, blegtorinë, stinët, gjë që nuk ka më peshë në jetën e shqiptarëve të qytetëruar sot.
3. Polarizimi i identitetit fetar pas viteve ’90:
Në vend të bashkëjetesës fetare dhe sinkretizmit të mëparshëm, shumë shqiptarë sot janë më të identifikuar me etiketën “mysliman” ose “katolik” e “ortodoks”, se sa me ndonjë formë të ndërmjetme si bektashizmi, sufizmi apo islami tradicional, të cilët janë në rënie shkaku i stigmatizimit të vazhdueshëm!