Muja: VV s’ka interes për koalicion me PDK-në, bllokimi i Kuvendit vjen nga opozita

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se subjekti i tij nuk ka asnjë interes për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se oferta e vetme për bashkëpunim i është bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Muja, në një linjë direkte në Debat Plus, ka thënë se VV ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zhbllokuar procesin institucional, përfshirë edhe propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

banner

“Nuk ka interes në VV për një koalicion me PDK-në. I vetmi opsion në bazë të konsultimeve është oferta që i është bërë LDK-së. Dhe refuzimi, nëse qenka përfundimtar, i pamundëson Kosovës ose reflekton vështirësitë që i ka LDK-ja të shkëputet nga PDK-ja…

Ne kemi propozuar kandidatin tonë, qasja e jonë është që të kemi institucione, sidomos Kuvendi të konstituohet në afatin me të shkurtër dhe pastaj të rrjedhin afat për krijimin e qeverisë. Kjo është e rëndësishme sepse Kuvendi reflekton peshën që e kemi ne, që na ka dhënë votuesi. Ajo që e interpretoj unë është një frustrimin me rezultatin zgjedhor qe, partitë opozitare janë bërë bashkë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Neve na takon propozimi për zhbllokimin dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet. Fillimisht kemi propozuar një kandidat, e dyta kemi propozuar në mënyrë kreative në bazë të aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese për votimin dhe kemi bërë ftesë për krijim të koalicion qeveritar. Të gjitha përpjekjet e i ka bërë Vetëvendosja”, ka thënë Muja në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy