Shqipëria po përparon shumë shpejt në procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

by engel

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” për të dhënë përgjigje pyetjeve të bëra në platformat sociale nga qytetarët. Ndër të tjera, Rama e shfrytëzoi momentin për të dhënë një lajme të rëndësishëm lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama dha lajmin se është aprovuar për t’u hapur një tjetër grup kapitull negociatash me BE.
“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona.”, u shpreh Rama.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy