Konklava: Mbrëmë u krye votimi i parë pa ndonjë rezultat, sot vazhdohet me tentimet tjera

by engel

Tymi i zi doli mbrëmë nga oxhaku në majë të Kapelës Sistine, duke treguar se nuk u zgjodh asnjë Papë i ri gjatë raundit të parë të votimit.

Kardinalët katolikë do të kthehen sot (e enjte 8 maj) në Kapelën Sistine në ditën e dytë të votimit për zgjedhjen e Papës së ri, pas vdekjes në moshën 88-vjeçare të Papa Françeskut.

banner

Votimi i parë do të jetë në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, i ndjekur nga një tjetër në orën 12:00.

Më pas, kardinalët do të drekojnë për të vijuar me dy votime të tjerë, në orën 17:30 dhe në orën 19:00.

Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votimet. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri.

Në ditën e parë të konklavës, pas një pritjeje të gjatë, nga oxhaku i Kapeles Sistine doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët nuk mundën të merrnin një vendim për zgjedhjen e papës së ri.

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për votimin e parë të konklavës – rezultatet e të cilave u deshën më shumë se tre orë për t’u shpallur.

Mungesa e një Pape të ri do të thotë që kardinalët mblidhen sërish këtë të enjte në Kapelën Sistine me dyer të mbyllura për raunde të tjera votimi.

Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy