Policia e Kosovës dhe Policia Federale Gjermane organizojnë trajnim për detektimin e kontrabandimit me njerëz përmes pajisjes së rrahjeve të zemrës

by informim peje

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Federale Gjermane, ka organizuar një trajnim taktik për kontroll të kamionëve në kufi me anë të pajisjes speciale detektimi i rrahjeve të zemrës, e cila identifikon rastet e kontrabandimit me njerëz pa pasur nevojë të bëhet hapja e automjeteve.

Ky trajnim do të vazhdojë deri më 9 maj 2025 dhe pjesëmarrës janë gjithsej 15 zyrtarë policorë nga tri drejtori rajonale të Policisë Kufitare, të cilët janë trajnuar nga trajnerë gjermanë profesionalë në përdorimin e kësaj pajisje.

banner

“Trajnimi vlerësohet se ka qenë shumë profesional dhe i frytshëm si nga trajnerët gjermanë ashtu edhe nga zyrtarët policorë, pjesëmarrës të këtij trajnimi, në të cilin janë shkëmbyer përvoja të ndërsjella për teknikat e kontrollit në kufi, sigurinë gjatë kontrollit si të personave dhe automjeteve, e me theks të veçantë përdorimi i pajisjes së lartcekur për detektimin e rasteve të kontrabandimit me njerëz”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy