Llapi dhe Ferizaj ndajnë pikët në një përballje spektakolare në Podujevë

by engel

Skuadrat e Llapit dhe Ferizajt kanë ndarë pikët në një ndeshje tejet dinamike që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e qytetit në Podujevë.

Pjesa e parë e takimit ishte e mbushur me aksione dhe raste shënimi nga të dyja anët. Për vendasit, Ardit Tahiri, Blend Baftiu dhe Arianit Hasani krijuan rrezik në portën kundërshtare, por pa arritur ta tundin rrjetën. Ndërkohë, Ferizaj iu përgjigj me tentativat e Betim Haxhimusës dhe Erion Sadriut, të cilët po ashtu nuk patën sukses në konkretizim.

banner

Pas një 45-minutëshi të parë pa gola, pjesa e dytë solli emocione edhe më të mëdha për tifozët. Ishte minuta e 61-të kur Antonio Ilieski asistoi bukur për Erion Sadriun, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë epërsinë Ferizajt, 0-1.

Por reagimi i Llapit nuk vonoi. Vetëm tetë minuta më pas, vendasit fituan një penallti, të cilën e realizoi me siguri Ardit Tahiri për të barazuar rezultatin në 1-1.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga të dyja skuadrat për ta gjetur edhe njëherë rrjetën, rezultati nuk ndryshoi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas këtij barazimi, Llapi mbetet në pozitën e tetë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj ruan vendin e katërt me 49 pikë. Në xhiron e ardhshme, Llapi do të udhëtojë drejt Suharekës për t’u përballur me skuadrën vendase, ndërsa Ferizaj do të mirëpresë Ballkanin në shtëpi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy