“Dëgjo zemrën tënde”, Postimi i Jozit ngjall dyshime për raportin me Loredanën

by jonzefaj

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në Instagram, i cili ka hapur rrugë për spekulime rreth marrëdhënies së tij me këngëtaren Loredana.

Në një fotografi të publikuar së fundmi, Jozi ka shoqëruar imazhin me një mesazh të shkurtër, por me shumë domethënie: “Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve”.

banner

Ky postim është interpretuar nga shumë ndjekës si një sinjal për një krisje të mundshme në lidhjen e tij me Loredanën – një romancë që nisi publikisht brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pasi fansat kanë vërejtur një detaj të pazakontë: në disa postime të fundit të Loredanës, mungon unaza që Jozi i kishte dhuruar gjatë kohës së tyre në “BBVA”. Ky detaj i ka shtyrë shumë ndjekës të dyshojnë se çifti mund të jetë ndarë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.

Marrëdhënia mes dyshes ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes që nga përfundimi i spektaklit, por qëndrimet e tyre të fundit në rrjete sociale kanë shtuar dyshimet për një distancim emocional.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse kjo është thjesht një periudhë reflektimi personale apo sinjali i fundit i një fundi romantik mes dy emrave që morën zemrat e publikut gjatë edicionit të këtij viti të “BBVA”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy