Kurti flet pas refuzimit të LDK-së, kërkon qeveri normale

by jonzefaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke u ndalur në ngërçin politik që ka lindur në Kuvend.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka refuzuar propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie tranzicionale, duke theksuar se interesi i tij është krijimi i një qeverie normale.

banner

Kurti ka theksuar se pas përmbushjes së reformave të nevojshme, një koalicion me LVV-në do të ishte më i lehtë për LDK-në. Ai ka dërguar dy ftesa për Abdixhikun, por ato janë refuzuar.

Kryeministri ka deklaruar se ka ftuar edhe liderët e partive të tjera për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike, por vetëm PDK-ja ka shfaqur interes.

Kurti pas refuzimit të LDK-së: Duam qeveri normale, jo tranzicionale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy