“Prehu i qetë, jeta jem”, Bashkëshortja e Fetim Isufit i jep lamtumirën e dhimbshme

by jonzefaj

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prishtinën më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi dyshohet se u vetëvra në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Ngjarja ka lënë një gjurmë të thellë pikëllimi në opinionin publik dhe në komunitetin artistik, ku Isufi njihej si një profesionist i talentuar dhe njeri i dashur për të gjithë.

banner

Tragjedia ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë e afërt, por edhe të gjithë ata që e njihnin dhe e vlerësonin kontributin e tij në fushën e dizajnit dhe modës në Kosovë.

Në një reagim prekës në Instagram, Rina, bashkëshortja e ndjerë e Festimit, ka publikuar një fotografi me të në InstaStory, duke i dhënë lamtumirën me fjalë të dhimbshme: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.

Varrimi i Festim Isufit do të bëhet sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit, menjëherë pas namazit të ikindisë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Festim Isufit ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë artistë, miq dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllime dhe kujtime për njeriun që la pas një trashëgimi të vlefshme në industrinë kreative të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy