KQZ ka vendosur të publikojë nesër në mëngjes rezultatin e numërimit elektronik në Bashkinë e Vorës dhe Njësinë 10 në Tiranë
Gjatë konferencës për shtyp, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se ka qenë një kërkesë e PD për të mos publikuar rezultatin mbrëmjen e sotme, por pasi të ketë filluar numërimi në disa KZAZ të tjera të vendit
Ilirjan Celibashi: U dakordësuam me të gjitha palët politike për votim elektronik te Njësia 10 dhe Bashkia e Vorës. Kemi vlerësuar që të përmbushim edhe kërkesën për shpalljen e rezultatit të votimit në Njësinë 10 dhje Bashkinë e Vorës pasi të ketë filluar procesi i tabulimit të rezultatit për qendrat e votimit apo për KZAZ-të ku është votuar në mënyrë manuale. Pra, këtë rezultat do ta kemi nesër në mëngjes rreth orës 8 ose 9