Presidentja fton partitë politike për zgjidhje të krizës – Faton Peci reagon për mungesën e ftesës ndaj partisë Guxo

by engel

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike që ka paralizuar institucionet e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike në një tryezë diskutimi që do të mbahet të enjten. Qëllimi i këtij takimi është gjetja e një zgjidhjeje për ngërçin që ka penguar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tashmë për të 15-tën herë me radhë.

Megjithatë, kjo ftesë nuk ka kaluar pa polemika. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka shprehur pakënaqësi që partia Guxo, me të cilën ai identifikohet, nuk është ftuar në këtë takim.

banner

“Na nuk kemi marrë ftesë. Do të duhej me marrë ftesë për shkak se ne jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht që nuk kemi garuar të vetëm, por kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje,” deklaroi Peci para hyrjes në Kuvend.

Guxo, parti e vogël që ka hyrë në Kuvend përmes listës së VV-së, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit si subjekt i pavarur. Megjithatë, për të dytën herë radhazi, ka arritur të sigurojë disa deputetë falë bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Kjo ka po ngjallë habi dhe pakënaqësi në skenën politike, pasi pavarësisht mungesës së fuqisë elektorale të pavarur, Guxo si parti e vogël po kërkon një rol të theksuar në zhvillimet politike, shpeshherë me qasje që perceptohen si arrogante.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse takimi i thirrur nga Presidentja Osmani do të sjellë rezultate konkrete dhe nëse partitë politike do të arrijnë të bien dakord për zgjidhjen e bllokadës parlamentare që po zgjat prej javësh, duke lënë vendin në një situatë të pasigurt institucionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy