Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

by Nexhat

Janë numëruar mbi 106 mijë nga gjithsej 194 mijë zarfe të votave të ardhura nga diaspora, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri tani, procesi ka përfshirë rreth 60% të totalit, me një rezultat që favorizon qartë Partinë Socialiste e Shqipërisë.

PS kryeson me 57,209 vota, që përfaqësojnë 54% të votave të numëruara, duke lënë pas koalicionin PD-ASHM me 29,866 vota (28.27%). Në vend të tretë renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 8,836 vota (8.37%).

banner

Partitë më të vogla vazhdojnë të marrin mbështetje modeste:

  • Partia Mundësia – 3,837 vota (3.63%)
  • Lëvizja Bashkë – 2,794 vota (2.65%)
  • Partia Socialdemokrate – 1,226 vota (1.15%)
  • Subjektet e tjera kanë mbetur nën pragun 1%.

Përplasja për mandate në 4 qarqe

Edhe pse diferenca mes PS dhe PD mbetet e konsiderueshme në total, votat e diasporës mund të ndikojnë në ndarjen e mandateve në disa qarqe ku gara është ende e hapur:

  • Tiranë: Mandati i dytë i Partisë Mundësia është në rrezik, pasi PD-ASHM po e ngushton diferencën dhe mund të fitojë mandatin e 14-të në qark.
  • Fier: PS aktualisht ruan mandatin e nëntë me vetëm 500 vota diferencë nga Nisma Shqipëria Bëhet, e cila ka performancë të mirë te votuesit jashtë.
  • Durrës dhe Elbasan: Edhe pse nuk janë përmendur konkretisht me shifra, burime të brendshme nga komisionerët e numërimit flasin për një ndikim të mundshëm të diasporës në konfigurimin final të mandateve në këto dy qarqe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy