Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

by Nexhat

Tiranë- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

Ai do të ketë një takim bilateral të enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp.

banner

Siç raporton NOA, pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar.

Po ashtu kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.

Katër kolonat e nënshkrimit:

1. Rritje ekonomike punësim

2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik

3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë

4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy