VLEN mbetet me 9 deputetë

by Nexhat

Edhe zyrtarisht, deputetët e VLEN-it kanë formuar Grup parlamentar pa 5 deputetët e grupit të Arben Taravarit. Në njoftimin e sotëm zyrtar drejtuar kryetarit të Parlamentit, Bekim Qoku – koordinator i Grupit parlamentar të VLEN-it e njofton Afrim Gashin se ky grup ka vetëm 9 deputetë.

Njoftimi i plotë i Grupit parlamentar të VLEN-it:

banner

Në lidhje me pyetjet për ndryshimet në përbërjen e grupeve parlamentare, ju informojmë se në pajtim me nenin 34, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot është njoftuar zyrtarisht për ndryshimet në përbërjen dhe strukturën udhëheqëse të Grupit të deputetëve të VLEN-it.

Sipas njoftimit:

Koordinator i Grupit të deputetëve të VLEN-it është emëruar deputeti Bekim Qoku.

Zëvendëskoordinatorë janë deputetët Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.

Ndërsa përbërja aktuale e Grupit të deputetëve të VLEN-it është si vijon:
1. Afrim Gashi
2. Adnan Azizi
3. Bekim Qoku
4. Kaltrina Beqiri
5. Imërlije Saliu
6. Saranda Imeri
7. Feride Haxhiu
8. Merita Kollçi Koxhaxhiku
9. Bekim Sali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy