Deputeti Behrami takohet me Grenell: Një mik i madh i Kosovës dhe luftëtar për drejtësi

by informim peje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, është takuar me ish-emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Behrami përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga takimi.

Në fotografinë e publikuar, Behrami dhe Grenell shihen në një ambient zyrtar me flamurin amerikan në sfond. Deputeti i PDK-së ka falënderuar Grenellin për mikpritjen dhe bisedën konstruktive.

banner

“Me Ambasadorin Grenell-një mbështetës i madh i Kosovës dhe një luftëtar i palëkundur për drejtësi!”, ka shkruar Behrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy