FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri me kapacitete të plota. Ky proces është në trevjeçarin e fundit, ndërsa sipas ministrit në detyrë të Mbrojtjes, transformimi po ecën më shpejt sesa ishte parashikuar. Me përfundimin e tranzicionit 10-vjeçar, FSK pritet të ketë mbi 7,500 trupa, prej të cilëve 5,000 ushtarë të rregullt e 2,500 rezervistë.

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë gjendet në fazën e fundit të tranzicionit 10-vjeçar. Viti 2028 është përcaktuar si momenti përmbyllës i këtij procesi, kur Forca e Republikës pritet të marrë formën përfundimtare të ushtrisë.

banner

Dhe krejt kjo në përputhje me standardet e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s. E duke qenë në trevjeçarin e fundit të këtij tranzicioni, FSK ka intensifikuar përpjekjet për pajisje me armatim të rëndë, mjete luftarake dhe helikopterë ushtarakë.

“Është flota e helikopterëve që duhet të prokurohet gjatë kësaj faze dhe artilerisë fushore, për të cilat ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë, në veçanti me SHBA-të, por edhe me partnerë të tjerë, në mënyrë që t’i kemi në kohën e duhur për t’i përmbyllur me sukses tranzicionin e FSK”, tha për RTK-në Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Maqedonci thotë se përveç rekrutimit të personelit më të madh, që ka qenë e planifikuar të bëhet gjatë kësaj faze, përforcimi i artilerisë ushtarake të FSK ka qenë në fokus të veçantë.

“Kemi njësi të reja, duke përfshirë njësit e operimit me fluturakes pa pilot, si dronët Bayraktar, kemi edhe shumë sisteme të artilerisë të zjarrit indirekt, mortajave dhe sisteme të tjera, të cilat janë prokuruar dhe me të cilat po operon FSK”, tha Maqedonci

Megjithatë, për fluturimin e dronëve Bayraktar mbi Kosovë, të cilët FSK i posedon, duhet paraprakisht koordinim me KFOR-in”, tha Maqedonci.

Pikërisht për këtë, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka kërkuar që të punohet në këtë drejtim dhe që kompetenca të kenë vetë institucionet e vendit.

“Paraprakisht do duhej të ndodhnin përgatitje. Ju e dini që KFOR-i e kontrollon hapësirën ajrore, ne kemi dronë, por dronët nuk mund të ngrihen pa u dakorduar me KFOR-in, bashkë me forcën ndërkombëtare ushtarake në Kosovë. Do duhet të formohet një komision që, bashkë me Kosovën dhe Brukselin, të fillojnë bisedimet për të bartur kompetenca dalëngadalë nga NATO tek Forca e Sigurisë”, tha Kastrati.

Krejt në fund të tranzicionit 10-vjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës parashihet të ketë mbi 7,500 trupa, prej të cilëve 5,000 ushtarë të rregullt e 2,500 rezervistë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy