Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë. Kështu ka konfirmuar presidentja Vjosa Osmani.
E para e shtetit përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ajo ka zhvilluar të premten takim me Kallasin në kuadër të Samitit të Komitetit Politik Evropian në Tiranë, pasi javën e ardhshme nuk do të jetë e pranishme në Kosovë dhe nuk mund të takohet.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.
Osmani përmes një postimi në Facebook sqaroi arsyen e mungesës në Prishtinë në kohën e vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së.
“Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë”, ka shkruar Osmani.