Presidentja Osmani takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Tiranë: “Gjermania, mike dhe aleate e qëndrueshme e Kosovës”

by engel

Gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Samitin Politik të Bashkimit Evropian (EPC), i cili u zhvillua për dy ditë në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të ndryshëm evropianë. Ndër takimet e rëndësishme ishte edhe ai me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Presidentja Osmani ka ndarë sot përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter) përshtypjet e saj nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes gjermane për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

banner

Në postimin e saj, Osmani shkruan:

“Gjermania ka qëndruar prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.
Ishte kënaqësi të takohesha me @Bundeskanzler Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC.
Mezi pres të punoj me Kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane.”

Takimi mes Osmanit dhe kancelarit Merz vjen në një moment kyç për Kosovën, në përpjekjet e saj për të avancuar drejt integrimit evropian dhe forcimit të marrëdhënieve me vendet kryesore të BE-së. Gjermania ka qenë një nga mbështetëset kryesore të shtetësisë dhe zhvillimit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy