Gara preferenciale në Tiranë/ Olta Xhaçka kalon Blerina Gjylametin me dy vota, Tabaku ruan avantazhin ndaj Alimehmetit

by Nexhat

Vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në Qarkun e Tiranës, ku garat mes emrave kryesorë brenda partive janë mjaft të ngushta.

Sipas të dhënave më të fundit, ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar Blerina Gjylametin me një diferencë shumë të vogël, vetëm dy vota. Xhaçka ka grumbulluar 5806 vota, ndërsa Gjylameti ndjek me 5804. Të dyja janë kandidate të Partisë Socialiste në këtë qark.Ndërkohë, në radhët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka siguruar bindshëm mandatin, duke lënë pas Ilir Alimehmetin me një diferencë prej mbi 3000 votash preferenciale.Nga 42,402 vota të diasporës të regjistruara për qarkun e Tiranës, deri tani janë numëruar 6896 vota, përfshirë edhe ato preferenciale për kandidatët

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy