Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin e mirë se që nga 1 qershori shqiptarët do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri me dije se kryeministrja e Italisë Georgia Meloni solli në Tiranë dokumentin final të një procesi të gjatë ligjor
Ai bëri me dije se arsyeja se përse një lajm të tillë nuk e dha më parë ishte që t’i jepej rëndësia e duhur e të mos eklipsohej nga samiti.
“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan ai