“Një plumb e zgjidh” – Zotëriu i Parë denoncon dhjetëra kërcënime për vrasje ndaj Presidentes, akuzon heshtjen e institucioneve

by informim peje

Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se Presidentja e Republikës dhe anëtarët e familjes së saj po përballen me kërcënime të përsëritura me jetë.

Ai thekson se këto nuk janë incidente të izoluara, por mesazhe të qarta dhe specifike, të cilat po shpërndahen nga persona anonimë dhe publikë.

banner

“Jo një. Jo dy. Dhjetëra”, shkruan Sadriu, duke cituar fraza si: “Duhet eliminuar”, “Ka ardhur koha për fundin e saj”, dhe “Një plumb e zgjidh”.

Ai i cilëson këto si thirrje të hapura për dhunë, që nuk synojnë vetëm individin, por edhe institucionin e Presidentes së Republikës, dhe paralajmëron se kjo situatë mund të cenojë seriozisht stabilitetin institucional.

Sadriu kritikon ashpër heshtjen e institucioneve ndaj kërcënimeve, duke deklaruar se:

“Asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Asnjë veprim. Asnjë përgjegjësi.”

Ai e cilëson këtë heshtje si bashkëfajësi, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional, ndëshkim të gjuhës së dhunës dhe mbrojtje të hapësirës publike nga frikësimi dhe urrejtja.

“Sot është Presidentja. Nesër dikush tjetër?” – përfundon ai, në një thirrje të qartë për përgjegjësi dhe veprim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy