Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një gruaje të dyshuar për “Vjedhje”.
“Prishtinë, 20 maj 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës të shpallur në kërkim, e dyshuar për implikim në veprën penale; ·Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.”
Vjedhja ka ndodhur më 5 janar të këtij viti në një qendër tregtare dhe policia ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin dhe lokalizimin e saj.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj”.