Vizitë historike në Zvicër – Presidentja Osmani pritet sot nga Presidentja Keller-Sutter me nderime shtetërore

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, ku sot do të zhvillojë një sërë takimesh zyrtare me autoritetet më të larta të këtij shteti.

Në orën 13:00, Presidentja Osmani do të pritet nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.

banner

Më pas, në orën 15:00, do të organizohet një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake në Sheshin Federal në nder të Presidentes Osmani.

Në orën 15:30, dy presidentet do të mbajnë deklarata të përbashkëta për media në ndërtesën e Parlamentit dhe Këshillit Federal.

Ndërsa në orën 17:10, Presidentja Osmani dhe Presidentja Keller-Sutter do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media në Qendrën e Mediave në Bern.

Kjo vizitë shënon një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe, pasi është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë zyrtare nga presidentja e këtij shteti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy