Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë, duke shkaktuar shqetësim në komunikacion, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për mediat se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Nga ky aksident nuk ka të lënduar,” tha Borovci, duke shtuar se “njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ridrejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes.”
Aktualisht, autoritetet janë duke punuar për të sqaruar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe për të garantuar rikthimin e qarkullimit normal në zonë.