Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Në një postim në Facebook, Haradinaj njoftoi se gjatë takimit ata diskutuan për zhvillimet politike aktuale në Kosovë, sfidat që po përballet vendi, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Haradinaj e mirëpriti ambasadorin Antonini dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e përkrahjes së Italisë për Kosoven në proceset e integrimit euro-atlantik.
Në këtë kontekst, lideri i AAK-së theksoi se Kosova duhet t’i rikthehet me urgjencë kursit drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian, duke e konsideruar këtë si një prioritet të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.