Këshilltarja e Kurtit reagon për fotografinë me Vulinin që ia publikoi Arifi

by informim

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i është përgjigjur kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit, i cili ka postuar një fotografi të Ardita Sinanit me Aleksandër Vulinin që tash është shef i shërbimit sekret serb.

Në emisionin Pressing të T7, të martën, Arifi është përplasur me analistin Sadri Ramabaja, i cili i tha Arifit se “ka fotografi me Vulinin”, pas kësaj, Arfiti paraqiti dy foto të Sinanit afër Vulinit, një e publikoi në emision e tjetrën në rrjete sociale.

banner

Por Sinani e ka shpjeguar ngjarjen ku është bërë foto me Vulinin, duke thënë ka qenë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës.

“Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale“.

”Ngjarje kjo e vitit 2017 dhe e cila është bërë publike që në ditën që është shënuar dita e refugjatëve, e unë kam qenë e ftuar si kryetare e Komunës, e cila ka investuar në përmirësimin e kushteve të qendrimit në kampin e refugjatëve nga Siria dhe Lindja e Mesme“, ka shkruar ajo në Facebook.

“Në po të njejtin vit, ku presidenti i atëhershëm dhe aktual, Aleksandar Vuçiq kishte shprehur keqardhje për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës“.

”Sipas Aleksandar Vuçiq, me ndërhyrjen dhe direktivat e Prishtinës dhe Tiranës, në Komunën e Preshevës ishte shkarkuar një njeri të mirë i gatshëm dhe bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit“, ka thënë Sinani.

Sipas saj, ”sa është bashkëpunnëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit, Shqiprim Arifi po e dëshmon vet çdo ditë e më shumë“.

”Bashkëpunim nga i cili përmirësimi i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë nuk ka lëvizur asnjë hap, madje ka shënuar regres. Të vetmin progres nga ky bashkëpunim e kanë qeverisjet autoritare në Beograd dhe të instaluarit dhe “bashkëpunëtorët e shkëlqyeshëm” i sojit të Shqiprimit“, ka thënë ndër tjerash ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy