Zyrtare: Hansi Flick rinovon kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027

by engel

Klubi i FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin gjerman, Hansi Flick. Marrëveshja e re do ta mbajë Flick në krye të pankinës katalanase deri më 30 qershor 2027.

Nënshkrimi i kontratës u bë në ambientet e klubit, në prani të presidentit Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafa Yuste, si dhe drejtorit sportiv, Anderson Luis de Souza, i njohur ndryshe si Deco.

banner

Vendimi për të vazhduar bashkëpunimin me Flick vjen pas një sezoni tepër të suksesshëm, ku tekniku gjerman arriti të rikthejë lavdinë në “Camp Nou” duke fituar tre trofe të rëndësishëm: Superkupën e Spanjës, Copa del Rey dhe titullin e shumëpritur të La Ligas.

Që prej ardhjes së tij, Hansi Flick ka sjellë jo vetëm stabilitet në fushë, por edhe një qasje moderne dhe efikase ndaj futbollit të skuadrës, duke përfshirë lojtarë të rinj dhe duke rikthyer një stil loje të admiruar në të gjithë Evropën.

Rinovimi i kontratës përforcon besimin që drejtuesit e Barcelonës kanë te projekti i tij afatgjatë dhe ambiciet për të konkurruar në nivelet më të larta, përfshirë rikthimin e klubit në majat e Ligës së Kampionëve.

Me kontratën e re, Flick merr dritën jeshile për të ndërtuar një epokë të re në Barcelonë, me qëllimin për të rikthyer klubin si një fuqi dominuese në futbollin evropian dhe botëror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy