Vdes një pacient në veri të Mitrovicës, dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

by informim peje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i spitalit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

banner

Elshani tha se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy