Tre persona të maskuar e të armatosur grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë – Marrin para, terrorizojnë personelin dhe ikin me veturë

by informim peje

Një tjetër grabitje e armatosur ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Pejës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar pompën e derivateve DHF, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe duke trembur rëndë stafin e pranishëm.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se grabitësit janë larguar nga vendngjarja me veturën e tyre, ndërsa Policia është njoftuar menjëherë dhe ka nisur një operacion intensiv për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

banner

Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, jo vetëm për stafin e pompës, por edhe për qytetarët, ndërkohë që autoritetet kanë vendosur në lëvizje njësitë hetimore dhe patrullat në gjithë rajonin.

Shqetësues mbetet fakti se grabitjet e armatosura janë në rritje, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike dhe masat parandaluese në zonat e frekuentuara të biznesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy