Kurti dhe Hamza bashkë në finalen Trepça – Bashkimi, fotografitë tregojnë çfarë ndodhi në prapaskenë

by informim peje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ndjekur mbrëmë finalen e Trepçës me Bashkimin në basketboll bashkë me kundërkandidatin e tij të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bedri Hamza në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ata dy bashkë pas ndeshjes u panë duke shijuar disa ushqime që ishin përgatitur për këtë ndeshje.

banner

“Patëm kënaqësinë dhe nderin që nga kuzhina jonë të përgatisim ushqim për Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, dhe kryetarin e Mitrovicës, z. Bedri Hamza”, ka shkruar iniciativa që çoi ushqimin atje.

Ajo ka shpërndarë edhe fotografitë e dy politikanëve bashkë.

Kurti dhe Hamza kanë uruar Trepçën për titullin e dytë radhazi dhe të gjashtin në histori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy