Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, pret në takim komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

by engel

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Në takim mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Vengu tha se diskutimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit mes dy ushtrive dhe në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në rajon.

banner

“Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale,” shkroi Vengu.

Ai shtoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.

“Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike,” theksoi ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ky takim vjen në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, në një kohë kur rajoni përballet me sfida të sigurisë që kërkojnë koordinim të ngushtë dhe partneritet të qëndrueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy