Parlamenti i Shqipërisë rikthehet në punë: Seanca e parë plenare më 29 maj

by engel

Pas një ndërprerjeje për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet sërish në seancë plenare më 29 maj, në orën 12:00.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur urdhrin për thirrjen e kësaj seance, e cila shënon rifillimin zyrtar të punimeve parlamentare.

banner

Kjo seancë pritet të jetë e një rëndësie të veçantë, pasi do të shënojë jo vetëm rifillimin e aktivitetit legjislativ, por edhe një moment të mundshëm për vendosjen e prioriteteve të reja politike pas zgjedhjeve.

Ende nuk është bërë e ditur rendi i ditës për këtë seancë, por pritet që ajo të përfshijë hapat e ardhshëm të legjislaturës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy