Kaja Kallas takohet sonte me Albin Kurtin në një darkë pune në Prishtinë

by engel

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, do të zhvillojë sonte një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të një darke pune në Prishtinë, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

“Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, me rastin e vizitës së saj në vendin tonë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

banner

Sipas mediave vendore, duke cituar zëdhënësin e qeverisë në detyrë, ky takim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të diskutuar rreth marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe për çështje me interes të ndërsjellë në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Vizita e Kallas në Prishtinë vjen në një moment të ndjeshëm të Kosovës e cila nuk po arrinë të kryej konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve tjera shetërore si dhe për dialogun Kosovë–Serbi dhe për përpjekjet e Kosovës për të avancuar në procesin e integrimit evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy