DEA hap linjë komunikimi në Tiranë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

by engel

Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) ka njoftuar aktivizimin e një linje të dedikuar komunikimi në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të raportojnë çdo informacion që lidhet me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drogave të paligjshme, krimin e organizuar dhe veprimtarinë e pastrimit të parave.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, thuhet se DEA garanton konfidencialitet të plotë për çdo informacion të dhënë dhe inkurajon qytetarët të kontaktojnë përmes WhatsApp në numrin +1 571 502-7846 ose me email në adresën [email protected].

banner

“DEA inkurajon këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e parave që të ndajë informacionin me punonjësit tanë në Shqipëri. Të gjitha informacionet do të mbahen konfidenciale,” thuhet në njoftim.

Ambasada amerikane shprehu mirënjohjen ndaj qytetarëve që kanë dhënë deri më tani informacion të besueshëm, duke ndihmuar operacionet e DEA-s në rajon.

Sipas ambasadës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e rrjedhës së drogave të paligjshme drejt SHBA-ve.

DEA me ndikim të drejtpërdrejtë në operacione të mëdha antidrogë

DEA ka qenë pjesë kyçe në disa operacione të rëndësishme kundër trafikut ndërkombëtar të drogës që kanë përfshirë edhe Shqipërinë. Një nga rastet më të përfolura është ai i sekuestrimit të 485 kilogramëve kokainë, që ishin nisur nga Kolumbia dhe përfunduan në Frakull të Fierit. I gjithë itinerari i ngarkesës ishte nën monitorimin e DEA-s dhe agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Njoftimi i fundit i ambasadës konfirmon gjithashtu prezencën zyrtare të DEA-s në Shqipëri, një zhvillim i rëndësishëm në luftën rajonale kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave./tvklan.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy