Karamuço: Grupet më të rrezikshme shqiptare e kanë “shtëpinë” në Lindjen e Mesme

by Nexhat

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për goditjen e fundit të autoriteteve italiane dhe SPAK-ut ndaj një organizate shqiptare që vepronte në Itali në trafikun e drogës.

Duke komentuar për grupet e fuqishme kriminale Karamuço tha se grupet shqiptare më të rrezikshme nuk ndodhen fare në Shqipëri, por janë në lindjen e mesme.

banner

“Grupet më të rrezikshme shqiptare nuk janë fare në Shqipëri. Janë grupe të përziera, mikse transnacionale, në kuadrin e globalizmit. Shtëpinë e kanë në Lindjen e Mesme, mallin e kanë në Ekuador, pritësit i kanë në Europë, aq sa i takon për mallin dhe pastaj shperndarjen. Më pas vijnë dhe investojnë në ndonjë hotel e lokal. Por këto, si kap dot ti Erla, domethënë shteti nuk i kap dot këto”, shpjegoi Karamuço.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy