“Këmbimi i votës” së saj për Haxhiun, Duda Balje: Personi që ma bëri ofertën është doktor, ka qenë UÇK

by informim peje

Deputetja Duda Balje konfirmoi, dje, informacionet që qarkullonin, se asaj i është ofruar të bëhet profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun.

Ajo ka dhënë detaje për personin i cili ia ka ofruar pozitën e profesoreshës në Shkup në ‘këmbim të votës’ së saj.

banner

Balje gjithashtu është shprehur se ka refuzuar ofertën dhe se ka vendosur të flasë pas deklaratave të Ramush Haradinaj.

“Kjo ka ndodhë para disa jave dhe nuk kam desht me fol, por reagova pasi z.Haradinaj e përmendi. Unë kam refuzu ofertën dhe nuk kam shku as në kafe. Oferta është bërë nga njerëz të partisë që janë në pushtet”, ka thënë Balje.

Ajo është shprehur se nuk ka ndërru qëndrim dhe se nuk do ta mbështesë Vetëvendosjen.

Për këtë ajo është shprehur se personi i cili ka ofruar që të bëjë ‘këmbim të votës’ është pjestar i UÇK-së.

“Kanë bërë ofertë ata të cilët janë në pushtet. Personi i cili ka bërë kërkesen është një doktor prej Kosove, është pjestar i UÇK-së edhe e respektoj shumë edhe unë e di se ai është duke më përcjell edhe personi e din se kush është edhe për respekt nuk po tregoj më shumë”, është shprehur Balje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy