Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Info Magazine”, theksoi rëndësinë e krijimit të një qeverie të qëndrueshme dhe me mbështetje të gjerë parlamentare.
Sipas tij, prioriteti i partisë është ndërtimi i një ekzekutivi që garanton stabilitet afatgjatë dhe që është në gjendje të sigurojë shumicën e nevojshme edhe për zgjedhjen e presidentit në të ardhmen.
Berisha gjithashtu përsëriti kundërshtimin e tij ndaj votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
“Shumë do të doja të kishte një situatë tjetër, shumë do të do të doja që nesër të zgjidhej kryesia e Kuvendit, por për momentin që po flasim nuk ka, sepse do të informohesha, sepse bllokada vazhdon kur nuk lëviz asnjë gur nga vendi. Unë vazhdoj të jem kundër Komisionit që na jep mundësinë të votojmë fshehur dhe jam pro një kryesie që propozohet nga partia që ka shumicën”, tha Berisha.