Rita Ora dhe Taika Waititi tregojnë tatuazhet e reja teksa befasojnë stafin e një dyqani në Sydney

by informim

Rita Ora dhe Taika Waititi befasuan stafin teksa vizituan një dyqan tatuazhesh në Sydney të mërkurën.

Të porsamartuarit bënë një paraqitje surprizë në studion e tatuazheve “Rising Tide” në Chippendale.

banner

Dyqani ndau një foto në Facebook të artistit të tatuazheve Scott duke pozuar së bashku me yllin britanik të popit dhe bashkëshortin e saj pasi realizuan një tatuazh të ri.

“Sot ishte një ditë e mrekullueshme, i kam bërë tatuazhe disa njerëz të mrekullueshëm. Ndoshta keni dëgjuar për ta?”, ka shkruar ai në postim.

Rita u vesh me pantallona gri dhe një bluzë të përshtatshme teksa tregonte tatuazhin e ri të vogël në krah.

Ndërkohë, Taika dukej elegante me pantallona ngjyrë të kaltër të mbyllur, bluzë rozë dhe atlete të bardha teksa buzëqeshte përkrah Scott.

Rita besohet se është zhvendosur në Sydney me bashkëshortin e saj regjisor nga Zelanda e Re Taika, me të cilin u martua në gusht të vitit të kaluar.

Çifti së fundmi kanë ‘ngritur’ temperaturat teksa kanë pozuar për një fotosesion të nxehtë për “Vogue Australia”.

Ata zbuluan në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme është të lënë kohë për njëri-tjetrin.

“Kjo është çështja e martesës dhe marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshironi të shoqëroheni dhe të siguroheni që ta bëni këtë”, tha Taika.

“Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”, shtoi Rita.

Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qetë’ sa herë që ishte pranë Ritës.

“Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurtë dhe energjia nuk është në të vërtetë atje”, tha tutje Taika.

“Pra, të bëj diçka me mikeshën time më të mirë, është thjesht më relaksuese për ne. Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet”, tha mes tjerash regjisori. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy