BE konfirmon: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës mbetet e kushtëzuar me shtensionimin në veri

by informim peje

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se heqja graduale e sanksioneve ndaj Kosovës mbetet e kushtëzuar me hapa konkretë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në një deklaratë për RTK-në.

Hipper theksoi se përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, ka ngritur këtë çështje gjatë vizitës së saj të fundit në Prishtinë. “Ajo njoftoi se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Dhe kjo është e kushtëzuar me vazhdimin e hapave drejt de-përshkallëzimit në veri”, tha Hipper.

banner

Kujtojmë se sanksionet ndaj Kosovës u vendosën vitin e kaluar pas tensioneve të rënda në komunat me shumicë serbe në veri, ku situata u përshkallëzua pas zgjedhjeve lokale të bojkotuar nga komuniteti serb dhe pas vendimeve të qeverisë së Kosovës për dërgimin e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy