Vuçiq: Biseda me Kurtin do të sillte më shumë dëme

by informim

Për refuzimin e takimit me Kurtin, Vuçiq ka deklaruar, “besoj se dialogu është shërues, se është e rëndësishme të flasim dhe të tejkalojmë çdo problem duke folur, nuk shoh arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse kjo është ideologjia e tij fanatike dhe mendova se kjo do të sillte dëme shtesë dhe prandaj mendoj se është e pakuptimtë. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me përfaqësuesit evropianë”, shtoi ai.

Kur është fjala për të kuptuar BE-në, Vuçiq thotë se duhet të kuptojmë një gjë – se Kosova është shtet i pavarur për shumicën e vendeve të BE-së.

banner

“Është fëmija i tyre. Janë kujdesur për të qysh kur ka qenë në djep, tani është adoleshent dhe pak i lazdruar, por gjithsesi kujdesen për të. Pozicioni ynë është shumë i vështirë, gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë, por kjo është e drejta e më të fortit me të cilën duhet të mësohemi”, ka thënë presidenti serb.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy