Shtetas i huaj përfundon në mbajtje pas përpjekjes për të korruptuar policin në Merdarë

by informim peje

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në pikën kufitare në Merdarë, pasi i njëjti ka tentuar t’i ofrojë ryshfet një zyrtari policor gjatë procedurave të kontrollit kufitar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur zyrtari policor ka raportuar menjëherë për përpjekjen korruptive, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe integritetin profesional. Reagimi i shpejtë i autoriteteve ka çuar në arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarit.

banner

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit kompetent, shtetasi i huaj është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur për shkak të fazës fillestare të procedurës hetimore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy