Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor në ‘Air Albania’: Ja kujt ia dedikon

by

Elvana Gjata mbajti mbrëmë koncertin e saj madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”, që lidhet me faktin që ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

Krah Elvanës u ngjitën në skenë edhe yje të tjerë të muzikës, si: Luiz Ejlli, Semi Jaupaj, Ardit Çuni, Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

banner

Elvana ka reaguar në mediat sociale pas koncertit duke rrëfyer emocionet e saj nga dashuria e marrë. Ajo shkruan se ia dedikon këtë koncert gruas shqiptare, por sidomos vajzave të vogla që sapo e kanë nisur këtë rrugëtim.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre. Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa.”-shkruan Elvana.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy