FC Bayern ka nënshkruar me Raphael Guerreiron. Futbollisti portugez, i cili u aktivizua për herë të fundit te Borussia Dortmund, po kalon te kampionët rekord gjermanë me transfertë të lirë. Ai nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2026. 29-vjeçari mund të vendoset në mënyrë fleksibël, duke zënë kryesisht krahun e majtë.
“Raphael Guerreiro ka qenë një nga lojtarët më të mirë dhe më të qëndrueshëm në Bundesligë për vite me radhë. Ai është i gjithanshëm dhe ka përvojë ndërkombëtare, dhe përshtatet me ekipin si nga karakteri ashtu edhe nga sporti. Jemi shumë të lumtur që arritëm ta nënshkruajmë me të dhe që ai do të veshë fanellën e FC Bayern në të ardhmen. Trajneri dhe ne, si përgjegjës, jemi dakord që ai padyshim do të pasurojë lojën tonë”, ka deklaruar Jan-Christian Dreesen, CEO i FC Bayern.
Ndersa Guerreiro tha se kur i erdhi thirrja nga FC Bayern, kishte vendosur menjëherë. “Është një nder për mua të luaj për këtë klub të madh dhe gjithashtu e vlerësoj shumë Thomas Tuchel nga koha jonë së bashku në Dortmund. Unë jam një lojtar që gjithmonë i pëlqen të ketë topin – ka të bëjë me dominimin e lojës dhe unë dua të krijoj raste. Do të bëj gjithçka për të fituar sa më shumë tituj. Kjo është filozofia e FC Bayern”.