Pejë: 61 të arrestuar gjatë muajit maj – kërkoheshin nga gjykatat

by informim peje

Gjatë muajit maj 2025, në rajonin e Pejës janë arrestuar 61 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, arrestimet janë kryer nga të gjitha stacionet policore të rajonit, në periudhën nga 1 deri më 30 maj.

banner

“Të arrestuarit janë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Disa prej tyre janë dërguar për të vuajtur dënimet me burg, ndërsa të tjerët janë liruar pasi janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe kanë paguar gjobat,” thuhet në njoftim.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy