Albulena Haxhiu kritikon opozitën pas seancës: “Po tregohen seksist dhe mizogjen”

by engel

Prishtinë, 2 qershor 2025 – Pas ndërprerjes së seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve dhe sjelljes së disa deputetëve të opozitës, duke i quajtur arsyet e tyre të pabaza dhe sulmet ndaj saj si të papranueshme.

Në një deklaratë për mediat, Haxhiu theksoi se nuk arrin t’i kuptojë arsyet publike të opozitës për obstruksionet që po e mbajnë Kuvendin të bllokuar. “Më quajnë përçarëse, konfliktuoze, por unë jam jashtëzakonisht e hapur të bisedoj për çdo veprim që unë e kam ndërmarrë gjatë karrierës sime politike,” u shpreh ajo, duke nënvizuar transparencën dhe angazhimin e saj për të vepruar gjithmonë në përputhje me interesin qytetar.

banner

Deputetja e Vetëvendosjes shtoi se, ndryshe nga disa kolegë të opozitës, ajo asnjëherë nuk ka marrë vendime që bien ndesh me interesat e shtetit. “Për dallim nga shumë deputetë në të kaluarën, unë nuk kam votuar asnjëherë në dëm të Kosovës,” theksoi Haxhiu.

Ajo dënoi ashpër ashpër deputetet opozitar për mosvotimin e saj për kryetare të Kuvendit duke i akuzuar këto si vendime seksiste dhe mizogjene.
“Këto janë të papranueshme, jo vetëm për mua personalisht, por për secilën grua që është e angazhuar në politikë,” deklaroi ajo me vendosmëri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy