Zenun Elezaj zyrtarizon rikandidimin për Klinën – Haradinaj: “Qeverisje model që ka dhënë rezultate konkrete”

by informim peje

Kryetari aktual i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, do të kërkojë një mandat të tretë për të vazhduar udhëheqjen e kësaj komune për katër vitet e ardhshme. Lajmi është konfirmuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Këshilli i Përgjithshëm i Degës së Aleancës në Klinë ka vendosur unanimisht të propozojë sërish Elezajn si kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas Haradinajt, Elezaj ka dëshmuar një lidership të suksesshëm dhe ka ofruar një model qeverisjeje që është marrë shembull edhe nga qytete të tjera të Kosovës.

banner

“Zenun Elezaj, me ekipin e tij të përkushtuar, i ka dhënë shtytje të jashtëzakonshme zhvillimit dhe përparimit të Klinës. Qeverisja e tij është cilësuar si model dhe kjo frymë do të vazhdojë me një mandat të ri,” theksoi Haradinaj në njoftimin e tij.

Përveç Klinës, AAK konfirmoi edhe rikandidimin e Bali Muharremajt në Suharekë, duke nënvizuar sukseset në qeverisje dhe transformimin e qyteteve përmes investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.

Sipas Haradinajt, komunat që udhëhiqen nga AAK janë bërë sinonim i qeverisjes së mirë, të ndershme dhe me përgjegjësi, një model që synohet të përhapet edhe më tej në gjithë vendin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy