Kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës vizitojnë punimet në Tunelin e Kurrizit: “Prishtina po merr një identitet të ri zhvillimor”

by engel

Në orët e vona të mbrëmjes, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në Tunelin e Kurrizit. Kjo vizitë simbolike e zhvilluar pas mesnate synon të përçojë një mesazh të qartë për qytetarët: Prishtina po transformohet.

Të dy liderët shihen të impresionuar me përkushtimin dhe punën e pandërprerë të ekipeve të ndërrimit të tretë, që po punojnë pa ndalur për përmirësimin e infrastrukturës urbane të kryeqytetit.

banner

“Do të punohet gjithandej në Prishtinë – në çdo lagje e në çdo rrugë, në projekte që hapin arterie të reja urbane dhe që i japin Kryeqytetit tonë një identitet të ri zhvillimor,” deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se kjo është një Prishtinë që po ndërtohet me përkushtim nga LDK-ja, duke shtuar se përtej sfidave dhe pengesave, vizioni dhe puna e palodhshme do të vazhdojnë.

Në postimin e tij, Abdixhiku përmendi edhe bashkëpunëtorët si Sokol Bashota dhe Gëzim Mehmeti, të cilët, sipas tij, po japin kontribut të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, qytetit dhe vendit.

Kjo vizitë në terren shënon jo vetëm angazhimin institucional të udhëheqësve të LDK-së, por edhe një sinjal të qartë se transformimi urban i Prishtinës është në vazhdim e sipër – me projekte konkrete dhe ritëm të shtuar pune në çdo cep të qytetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy