Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me përfaqësuesit e partive politike në vend, me qëllim të konsultimit për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vitin 2025.
Takimi është thirrur në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes së Republikës, dhe është konfirmuar nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Kupina.
Ende nuk ka ndonjë indikator se kur saktësisht do të mbahen zgjedhjet lokale, por pritet që ato tw mbahen nw muajin tetor dhe pas takimeve të sotme, Presidentja Osmani do të bëjë publike datën zyrtare.